Nënkryetari i Lëvizjes BESA njëherazi kandidat i kësaj partie për kreun e komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi, pas një emisioni debativ televiziv mbi zgjedhjet e 15 tetorit ka bërë një publikim në facebook ku thumbon kandidatin e BDI-së për Çairin, Visar Ganiu-n, shkruan InfoShqip.
Në foton e publikuar nga Ibrahimi vihet re karigja bosh në emision ku supozohej të ishte i ulur Visar Ganiu, me çka ai u shpreh:
“Sot kishim caktuar emision në debativ në TVM2, por një karrige mbeti zbrazur. Ai që mungoi, kandidati i koalicionit LSDM-BDI, nuk erdhi. Më erdhi keq dhe m’u kujtua ajo urtësia se “për tutën nuk ka ilaç”.
Mirupafshim në zgjedhje!”- Përfundoi Ibrahimi./InfoShqip.com











