Përfaqësuesja e Kosovës nuk u lejua të flasë shqip, kundërshtohet nga diplomati rus, ndërhyn ambasadori i Shqipërisë në OKB

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.

Për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën, duke thënë se i hedh poshtë “këto pretendime” të Gërvallës.

“Dua t’i hedh poshtë pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”, tha ai.

Ndërkohë, në këtë diskutim ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi ta merrte fjalën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu