Përforcimi i parë i Arsenalit arrin në Londër, brenda 48 orëve pritet zyrtarizimi (VIDEO)

Mbrojësi spanjoll, Pablo Mari, pritet të jetë transferimi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të janarit. Korrospodenti i ‘Goal.com’ nga Arsenali, Charles Watts, ka raportuar se Pablo Mari do të jetë përforcimi i parë i klubit londinez.

Qendërmbrojtësi spanjoll pritet që brenda 24 orëve të zyrtarizohet te Arsenali, teksa thuhet se ai fillimisht do të jetë si i huzuar nga Flamengo, por me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Wats gjithashtu ka publikuar edhe pamjet kur 26 vjeçari arrin në Londër, i shoqëruar nga Edu. Pablo Mari edhe më parë kishte qenë pjesë e Premier Ligës, te skuadra e Manchester Cityt.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu