Përfundoi protesta në Shkup, nuk munguan as këtë herë thirrjet antishqiptare

Protestat kundër propozimit francez vazhduan edhe sot nëpër rrugët e Shkupit. Ndryshe nga një ditë më parë sonte protesuesit i’u rikthyen marshrutës së vjetër, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme dhe përfunduan para ndërtesës së Kuvendit, raporton KlanM.

Për shkak të rrezikut të përsëritjes së incidenteve sot kishte forca të shumta të policisë para sheshit Skënderbeu dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Protesuesit i bënë thirrje Qeverisë që të hedh posht propozimin francez për shkak se i njejti sipas tyre rrezikon identitetin maqedonas.

Fatkeqësisht as edhe në këtë protestë nuk munguan thirrjet antishqiptare.

Nga protesta e sotme u ftuan që të gjithë qytetarët të cilët e refuzojnë propozimin francez, të vendosin nëpër ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre flamurin e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu