Përfundon afati i parë i Prokurirsë Speciale Publike (PSP) për të ngritur aktakuzë. Ky afat përfundon më katër qershor dhe ka të bëjë me lëndët që PAP-ja i ka marrë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe nga prokuroria e Shkupit.
PSP-ja ka marrë nën kompetencë mbi 34 lëndë të ndryshme, përfshi edhe lëndën ”Puç”, ku i dyshuar kryesor ishte Zoran Zaev, tani Kryeministër. PSP-ja u tërhoq nga kjo lëndë për shkak të mospërputhjes së dëshmive.
Deri tani PSP-ja ka ngritur tre aktakuza, njëra për zhvillimet në komunën Qendër ku i akuzuar është Nikolla Gruevski, për fshehje të shkatërrimit të sistemit të përgjimit, ku i akuzuar është Goran Grujoski, ish-shef i Drejtorisë së pestë të DSK-së, si edhe ndaj kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski.










