Përfundon numërimi i të gjitha votave në Prishtinë, VV del fituese

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Prishtinës. Sipas rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia fituese në Prishtinë është Lëvizja Vetëvendosje me 37.14 për qind të votave, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 32.42 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 15.41 për qind të votave.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) në Prishtinë ka marrë 7.58 për qind, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 4.75 për qind.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Prishtinë ishte 12.

KQZ ka bërë të ditur se numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta në Prishtinë ishte 3.32 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu