Përfundon takimi i udhëheqësve në Këshillin Europian: Nuk ka negociata për Shqipërinë dhe RMV

Përfundoi takimi i udhëheqësve në Këshillin Europian, i cili nuk ka firmosur mandatin për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Ndonëse pa një rezultat konkret, Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur arritje madhore. Tashmë mbetet Tetori, mundësia e radhës për Tiranën dhe Shkupin.

Ndërkohë një ditë më parë u zhvillua samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilëve e shprehën publikisht zhgënjimin, duke e konsideruar Bullgarinë si mbajtëse e peng e dy vendeve të NATO-s.

Ndërsa ndaj BE thanë se nuk e mbajti fjalën e dhënë ndaj Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu