Ka përfunduar takimi në mes të krerëve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në objektin e Kuvendit. Ende nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje.
Para fillimit të këtij takimi, Mustafa deklaroi se të dy subjektet politike do të mundohen që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.
Ndërkaq lideri i LVV-së, Kurti theksoi se nuk varet gjithçka nga LVV.
“Jemi duke shkuar për marrëveshje, por kjo nuk varet vetëm nga unë”, tha ai.
Ky takim ka filluar në orën 15:30.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar.










