Përjetime koronare, Leo Messi: Jo vetëm jeta, as futbolli jo si më parë

Argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi deklaroi se futbolli, si dhe jeta, nuk do të jenë kurrë si ato siç ishin përpara se bota të goditej nga pandemia COVID-19.

Në Spanjë, atje ku ai jeton e ku ngriti famën e mitin e tij, më shumë se 27,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit koronar, dhe pas afro tre muaj izolimi, vendi po ngadalë po kthehet në aktivitete që janë ndalur, përfshirë futbollin.

La Liga Spanjolle duhet të vazhdojë nga 11 qershori.

“Unë mendoj se futbolli, si jeta në përgjithësi, nuk do të jetë më kurrë e njëjtë”, tha Messi për El Pais.

“Ne po kthehemi në stërvitje dhe në gara, ku gjithçka që kemi bërë normalisht po e bëjmë gradualisht. Kjo do të jetë një situatë e çuditshme për të gjithë…” tha Messi, duke iu referuar pasojave nga një pandemi, prej së cilës më shumë se gjashtë milion njerëz janë infektuar.

“Ka shumë njerëz që kanë pasur përvoja të këqija nga përballja me koronavirusin. Shumë prej tyre kanë humbur anëtarë familjeje ose miq, të cilëve s’kanë mundur t’u thonë as lamtumirë”, tha kapiteni i Barcelonës, i cili do zbresë sërish në fushë, edhe për 11 javë të mbetura, me një avantazh prej dy pikësh ndaj Real Madridit të vendit të dytë.

Të gjitha ndeshjet në Spanjë do të luhen në stadiume boshe dhe me zbatimin e masave mbrojtëse shumë të rrepta për lojtarët dhe stafin e klubit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu