Përlaskaj: Kroacia sytë nga Kosova rreth situatës së fundit

Deputetja e parlamentit kroat, shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj Përlaskaj tha se në Kroaci po përcjellin zhvillimet e fundit në Kosovë derisa tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me Kryeministrin kroat dhe ministrin e Mbrojtjes për të marr nga ta një vlerësim se si e shohin ata si një shtet i BE-së, situatën në Kosovë.

Ajo tha se Kroacia gjithmonë do të jetë mbështetëse e Kosovës sikurse deri tash.

Deputetja e parlamentit kroat tha se është koha që Qeveria e Kosovës të ketë një vendim të prerë sa i përket targave.

Sipas mendimit tim është koha që edhe Qeveria të ketë një vendim të prerë. Nëse është vendimi të mos të shtyhet afati i targave atëherë le ta mbaj një qëndrim që edhe BE-ja , SHBA-ja dhe shtete tjera ta shohin se me të vërtetë jemi shtet dhe kemi një qëndrim të prerë”, tha ajo në RTK.

Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti manipulator.

Vuçiq është një maipulator që manipulon me situatën dhe ajo çka është e rëndësishme në këtë moment është një qëndrim i përbashkët i BE-së kundër tij. Nuk e di a e keni informatën e fundit të shtetit kroat që e ka bërë edhe ndërprerjen e shpërndarjes së naftës nëpërmjet Kroacisë që Vuçiq menjëherë e ka paraqitur vetën dhe shtetin e tij si viktimë”.

Ajo tha se është momenti që pozitë e opozitë në Kosovë të bëhen bashkë, të kenë një qëndrim të përbashkët e ta mbështesin kryeministrin në procesion e dialogut.

Ndërkohë deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka folur edhe për vendimin që shteti ku ajo bënë pjesë nga 1 janari i viti të ardhëm do të bëhet anëtare e zonës shengen. Tha se shteti kroat e ka pritur këtë meqë i ka plotësuar të gjitha kriteret. Ndërkohë sa i përket liberalizimit të vizave tha se Kroacia është një shtet mbështetës i Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu