Përleshje dhe rrahje mes deputetëve në Turqi (VIDEO)

Deputetë të shumicës dhe opozitës në parlamentin turk u përfshinë në një konfrontim fizik në ambientet e parlamentit në Turqi. Përleshja shpërtheu pas miratimit të disa neneve të reja të ligjit elektoral.

Ndryshimet në ligj parashikojnë që kutitë e votimit të quhen të vlefshme edhe nëse nxirren të pavulosura nga qendra e votimit. Po ashtu, do të lejohet hyrja e forcave të sigurisë brenda qendrave të votimit, mjafton të thirren nga një votues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu