Disa pushues janë përfshirë në një përleshje masiv. Ngjarja është regjistruar në plazhin e Shëngjinit ditën e djeshme. Në mesin e të rinjve që janë duke u zënë ka edhe femra.
Nga pamjet filmike shihet se në përleshje janë përfshirë shumë persona. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë pushuesve, të cilët kanë filmuar skenën.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se aty pranë ndodhen dhe disa punonjës policie. Këta të fundit nuk kanë mundur dot që të qetësojnë situatën.










