Përmbytjet në Shkup: Këto tre të mitur janë heronjë të vërtetë, lexojeni historinë e tyre

Gënjyen në shtëpi se janë duke luajtur në oborrin e shkollës, ndërsa kanë shpërndarë ndihma për të prekurit nga përmbytjet.
RTM sjellë një histori për humanizmin e tre të miturve nga Maxhari i Shkupit,transmeton Tetova sot.
Prindërive u thanë se ata shkojnë të luajnë në oborrin e shkollës, por ata shpërndajnë tanë ditën ndihma humanitare.
Tre heronjt e vegjël të palodhshëm , Viktor Matej dhe Marko nga mëngjesi deri në mbrëmje i ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre në stacionin e Kryqit të Kuq.
U vjen keq se miqtë e tyre ecin zbathur dhe pa tesha, dhe disa prej tyre i kanë humbur të dashurit e tyre dhe shtëpitë.
Fëmijët nga Maxhari tashmë që dy dytë janë në misionin. Ma i madhi është 14 vjeçar ndërsa më i vogli 10 vjeçar.
“Dhurova këpucë, ushqim, paketë me uj, dhe disa të pizhame të mia për një fëmijë që është i përmbytur …”
“Solla bluza, veshje për bebe, karrocë, mbulesa dhe mua më erdhi keq, sepse shokët e mi janë të përmbytur, kanë humbur disa gjëra dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar…”
“U ndjeva keq sepse shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Ne punojmë të gjithë ditën, ngarkojmë, shkarkojmë”, thanë heronjtë e vegjël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu