Përparim Rama priti në takim Arben Taravarin, Prishtina bashkë me Gostivarin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravarin.

“Nder i veçantë të takoj sot kryetarin e Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama. Shkëmbimi i përvojave me z. Rama si arkitekt i njohur ndërkombëtarisht për zgjidhje infrastrukturore dhe plane mobiliteti me qëllim lehtësimin e levizjes dhe funksionimin në qytet, ishin shume të dobishme.

Ishte nje takim frytdhënës që hap rrugën e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona në shkëmbim nxënësish, nxitje të ndërsjellë të qytetarëve tanë për vizita ekonomike, kulturore dhe pjesëmarrje në festivale dhe panaire të ndryshme që organizohen në dy komunat respektive, me qëllim zhvillimin e turizmit rajonal dhe njohjen dhe promovimin e vlerave kulturore, ekonomike dhe agrokulturore”, ka bërë të ditur Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu