Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë luftarakë, raportohet për viktima

Një aeroplan mori flakë në pistën e aeroportit Haneda të Tokios të martën pasi u përplas me një një avion të Gardës Bregdetare të Japonisë, duke vrarë pesë persona.

Videoja e televizionit lokal tregoi një shpërthim të madh zjarri nga ana e një avioni të Japan Airlines teksa ai lëvizte në një pistë. Zona përreth në krah më pas mori flakë.

Pesë personel të rojes bregdetare u vranë në aksident, konfirmuan zyrtarët të martën.

Linja ajrore tha se rreth 400 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord ishin evakuuar në mënyrë të sigurt.

Raportet fillestare në aeroplanin e Rojës Bregdetare thonë se ndërsa pesë anëtarë nga ekuipazhi u vranë, piloti me sa duket i shpëtoi zjarrit.

Haneda është një nga aeroportet më të ngarkuara në Japoni.

Aeroplani i Rojës Bregdetare thuhet se po udhëtonte për në një zonë në bregun perëndimor të Japonisë, e dëmtuar nga një tërmet me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu