Përplasje me Turqinë në Siri? Presidenti rus Putin bën një koment mbi luftën

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka në plan të shkojë në luftë me askënd, por se dëshiron të sigurojë vendet e tjera që të mos bien ndesh me Moskën, raportoi të hënën agjensia e lajmeve TASS.

Putini i bëri ato komente në një intervistë me TASS, të cilën agjensia e lajmeve ruse filloi t’i botojë në pjesë. Komentet e sotme janë pjesa e gjashtë e intervistës.

Komentet e Putinit vijnë në mes të tensioneve në rritje në rajonin sirian të Idlib, ku Rusia mbështet forcat e qeverisë siriane në konflikt me Turqinë, raporton Reuters. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu