Amblema e BDI-së ka përplasur Artin Spahiun dhe Elita Mashën. Spahiu ka kritikuar Musa XHaferin i cili tha se Amblema e BDI-së është bërë që kur ai ka qenë në BDI, ndërsa në mbrojte Musa Xhaferit i ka dal Elita Masha duke kritikuar ashpër e duke e quajtur servil Spahiun pasi ka kritikuar Xhaferin.
“Emblema (BDI) pas së cilës qëndrojmë të gjithë dhe në vete është e shenjtë, nuk do kishte asnjë vlerë nëse para saj nuk do qëndronte emblema më e madhe frymore kombëtare e shekullit të fundit, komandanti dhe lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti!
E përsëris për t‘ua kujtuar atyre që harrojnë se:
Të gjithë jemi të rëndësishëm, vetëm një është i pazëvendësueshëm- Ali Ahmeti!” ka shkruar Spahiu.
Pas këtij teksti në FB, ka reaguar Elita Masha duke e qaujtur servil e duke e mbrojtur Musa Xhaferin
“Ti je shume i ri ne moshe per të qene kaq Servil.
Ta siguroj qe edhe vete kryetari NUK I DO SERVILET (ma ka thene personalisht)
I PA ZAVENDESUSHEM ESHTE VETEM ZOTI.
Ata qe kane bere BDI/ në dhe emblemen te jesh i sigurt së e dine dhe e njohin me shume së une, Ti dhe te giithe qe e kane vetem kanal per shfrytezim.
BDI eshte me shume së 40 vite e themeluar ne origjine e saj!
Mos u çerr palidhje së ska nevoje. Palet qe jane ne konflikt per mos Pajtim ne fund do te bejne kompromis, e kusht do të jete BDI- të pastrohet njeher e mjre nga “me të rrezikshmit, NGA SERVILET DHE SHFRYTEZUESIT!” ka shkruar Masha.
Nga ana tjetër, lideri i BDI-së ka paralajmëruar se do tua ndalojë “Grupit të Zjarrit” të përdorin flamurin dhe emblemën e BDI-së në tubimet e tyre.











