Përplasje ruso-bullgare për Rrjedhën Turke të gazit: Për ç’po grinden Moska me Sofjen?

Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar Bullgarinë se vonon me qëllim ndërtimin e gazsjellësit të Rusisë – Turk Stream në territorin e saj dhe paralajmëroi që Moska mund të gjente mënyra për të anashkaluar Sofjen nëse është e nevojshme.

Por kryeministri bullgar Bojko Borisov ka mohuar çdo vonesë të qëllimshme, duke thënë se ndërtimi filloi vonë – tre muaj më parë – sepse Sofja duhet të përputhet me rregullat e prokurimit publik të BE, duke siguruar që Brukseli të mos bllokojë projektin.

“Nëse udhëheqja bullgare nuk e dëshiron atë (tubacionin Rrjedha Turke ), ne do të gjejmë mënyra të tjera për ta realizuar atë në Evropën Jugore”, tha Putin, pa i sqaruar hollësitë.

Me këtë rast, Borisov tha për televizionin privat bullgar BTV se qeveria e tij po përshpejton ndërtimin e tubacionit dhe e ftoi Putinin në një vizitë për ta parë vetënga afër atë që ndodh në terren.

“Të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë rrugë alternative. Ne jemi në kërkim të diversifikimit alternativ. Përveç kësaj, politikisht ata(Moska) ndoshta nuk janë të lumtur që Bullgaria është aq besnike, një anëtar i fortë i NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shtoi Borisov.

“Përgjigja ime ndaj Presidentit Putin është se ai është i mirëpritur të na vizitojë dhe të shohë shpejtësinë me të cilën po ndërtojmë, mesatarisht pesë kilometra në ditë. Ne filluam vonë, sepse duhej të kryheshin shumë procedura … Ne i përmbahemi rregullave të BE-së dhe prandaj është e sigurt që do ta ndërtojmë atë (tubacionin)”.

Rusia po ndërton dy linja të tubacionit Turkish Stream, me një kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub (bcm) gaz çdo vit. Krahu i parë ka për qëllim furnizimin e Turqisë me këtë energji dhe krahu i dytë duhet të shkojë nga kufiri turk përmes Bullgarisë për në Serbi dhe Hungari.

Moska planifikon të nisë linjën e parë muajin tjetër, ndërsa nisja e dytë varet nga ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme në Bullgari, Serbi dhe Hungari, sipas Reuters.

Bullgaria ka nënshkruar një marrëveshje prej 1.1 miliardë eurosh me Arkad Group të udhëhequr nga Arabia Saudite për të ndërtuar tubacionin 474 kilometra në të gjithë territorin e tij. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu