Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

Partitë politike shqiptare po kalkulojnë me emrat e kandidatëve që do të përfshihen në listat zgjedhore.

Një betejë e fortë pritet të jetë në Njësinë e 6 Zgjedhore, ku gara do jetë midis liderëve të partive shqiptare si Ali Ahmeti nga BDI, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, Menduh Thaçi nga PDSH, ndërsa nga ASH e krahut të Ziadin Selës ende nuk dihet se si do të shkojnë në zgjedhje, koalicion apo të vetëm, përcjell INA.

Agjencia e lajmeve INA nga burime partiake ka siguruar tashmë disa nga emrat që janë pretendetët kryesore të partive dhe koalicioneve në këtë njësi.

Nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN tashmë është përfundimtare që bartës liste të jetë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas tij radhitet Halil Snopçe nga ASH, Saranda Imeri nga LD, Bekim Qoku nga Vetëvendosje dhe pasojnë emra tjerë.

Nga BDI ende po kalkulohet me emra, por ka një garë dhe përplasje të ashpër. Burime partiake bëjnë të ditur për INA se në këtë zonë ka një konkurrencë të madhe.

Ndër emrat e lakuar që do radhitet i dyti është Faton Ahmeti, pas tij kalkulohen emrat e Arta Bilalli Zendeli, Ejup Rrustemi, Valdet Xhaferi, Festim Halili, etj.

Nëse ASH e Selës del vetëm atëherë lista do jetë e prirur nga Ziadin Sela, pas tij spekulohen emrat e ministrit aktual të shëndetësisë, Ilir Demiri, deputetes Ilire Dauti, etj.

Gjithashtu sipas zërave nga koluaret e partive në pushtet nuk po përjashtohet edhe një koalicionim më i gjerë i këtyre subjekteve me BDI në kuadër të të ashtuquajturit “Fronti Evropian”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu