Gjenerali libian Khalifa Haftar nuk ishte në gjendje të kontrollonte milicinë përkundër miratimi paraprak për t’iu përmbajtur armpuëshimit, që nisi qysh të dielën.
Vëzhguesit thonë se komandantët e brigadës së nëntë të Tarhuna, të cilët ishin ish luftëtarë të regjimit të udhëheqësit të ndjeërë Muammar Gaddafi, ishin arsyeja pse Haftar nuk nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit me Qeverinë e Akordit Kombëtar, të njohur nga Kombet e Bashkuara me qendër në Tripoli.
Llogaritë në rrjetet sociale të cilat jon pro gjeneralit Haftar, shprehën refuzimin për të nënshkruar armëpushimin, i cili do detyronte ata të tërhiqeshin nga vendet që kishin kapur gjatë ofensivës së tyre të fundit që filloi në prillin e kaluar.
Si pjesë e armëpushimit, ata do duhej të tërhiqeshin nga qyteti Tarhuna 90 kilometra nga Tripoli, dhe shumë nga komandantët e Haftarit janë nga qyteti. Disa burime të mediave lokale thanë se nëse Haftar nënshkruan armëpushimin, do të shfaqet një ndarje në forcat e tij, duke zbuluar për forcat ndërkombëtare fuqitë e tij të dobësimit.
Për më tepër, Haftar nuk do ta pranojë Turqinë që të respektojë armëpushimin. Deri më tani, ai ka kërkuar tërheqjen e trupave turke nga Libia dhe të ngrijë marrëveshjen detare midis GNA dhe Turqisë.
Walid Ertema, një analist politik, akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe se ndikuan në vendimin e Haftarit. Ai tha në një intervistë televizive me Al Jazeera që ngarkuesi i Emiratet e Bashkuara Arabe në Moskë ishte në kontakt me Haftar gjatë qëndrimit në Moskë.
Që nga rrëzimi i Gadafit në vitin 2011, dy vende të pushtetit janë shfaqur në Libi: njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e KB dhe ndërkombëtare.










