Në orën 11:19 minuta ka pasur dridhje të re në Shkup, por për shkak të fuqisë së dobët qytetarët nuk e kanë ndjerë.
Sipas informacioneve, dridhja ka qenë me magnitudë shumë të dobët prej rreth 1 shkallë sipas Rihterit.
Edhe natën e kaluar u dridh Shkupi me magnitudë diçka më të fuqishme që sërish i shqetësoi shkupjanët. Në orën 01 e 32 minuta u regjistrua termet në pjesën lindore të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3.2 shkallë.