Përsëritja e zgjedhjeve, Vuçiç habit me deklaratën: Më krahasojnë me Hitlerin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rrjetet sociale ka postuar një video në të cilën ankohet për shkrimet dhe krahasimet që po i bëhen atij pas fjalimit që e mbajti dje.

“Vetëm pse fola në sallën e shumicës mbrëmë. Për shkak të përparimit të përshpejtuar të Beogradit dhe Serbisë, për shkak të asaj që thashë për faktet për pagat në rajon dhe se Serbia është e para në rajon për sa i përket pagave sot”, ka shkruar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në një tubim të partisë së tij pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për shkak të vjedhjes së votave.

Vuçiç ka thënë se dëshiron një fitore bindëse për partinë e tij në zgjedhjet e Beogradit, “në mënyrë që Beogradi të mbetet në duar të mira dhe të zhvillohet”.

Ai po ashtu tha se “nuk ka interes personal për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e reja në Beograd, por se ka interes si qytetar i Beogradit”.

Por, Vuçiç në fjalimin e tij është nxehur duke thënë se lufta po fillon.

”Le të jetë një luftë e panderprerë. Deri në fitoren përfundimtare”, ka thënë Vuçiç në fjalimin e tij, i cili në rrjetet sociale është krahasuar me fjalimet e Hitlerit gjatë Rajhut të Tretë.

Presidenti i Republikës së Serbisë dhe deputet i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç, tha se opozita nuk është në gjendje njerëzore të pranojë disfatën dhe se ata vetë janë të vetëdijshëm se në Beograd nuk ka pasur vjedhje zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu