Përtacia është në fakt shenjë e inteligjencës së lartë

Njerëzit shumë inteligjent kalojnë më shumë kohë kot sesa njerëzi më pak inteligjent, sipas një studimi të ri.
Njerëzit me inteligjencë të lartë zor që ndjehen të mërzitur ndonjëherë, gjë që i bën ata të kalojmë më shumë kohë të humbur në mendime, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Floridës.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se njerëzit më pak inteligjent janë më shumë pronë e mërzitjes, dhe se mund t’i përdorin aktivitetet sportive si një mënyrë për ta shmangur atë.

Duke përdorur një test psikologjik të vjetër një dekadë “për nevojën për njohje”, hulumtuesit kanë identifikuar 30 studentë, të cilët kishin shprehur dëshirë të fortë për të menduar shumë, dhe 30 studentë tjerë që ishin të etur për të shmangur gjithçka që ishte mendërisht shumë kërkuese.

Testi, i cili u krye online, përfshiu matjen se sa fort pjesëmarrësit pajtohen me deklaratat siç janë: “Vërtet me pëlqen një detyrë e cila përfshinë gjetjen e zgjidhjeve të reja për probleme.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu