Real Madrid do t’i duhet të harrojë humbjen ndaj PSG-së në ndeshjen e parë teksa sot në Santiago Bernabeu do të presë belgët e Club Brugge, shkruan Albeu.com.
Përvec dy yjeve James Rodriguez dhe Gareth Bale që janë lanë pushim nga Zidane, për Los Blancos do të mungojë dhe talentet Alvaro Odriozola, Brahim Díaz, Mariano Díaz dhe Rodrygo Goes, ndërsa jashtë është edhe Ferland Mendy.
Formacionet e të dyja skuadrave:
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard
Formacioni i mundshëm i Club Brugge: Mignolet; Deli, Mitrovic, Mata; Ricca, Rits, Vanaken, Vormer, Diatta; Dennis, Okereke.










