Përveç Kosovës, presidenti kroat bën deklarata kontroverse për Ukrainën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç kritikoi vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse. Ai thekson se një furnizim i tillë do t’i shtonte jetëgjatësinë agresionit rus.

Nga kryeqyteti kroat, Millanoviç u shprehe se është “çmenduri” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje”, kishte thënë Milanoviç. Kjo e zgjat luftën. Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, tha Millanoviç.

Por presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia. Kryeministri Andrej Plenkoviç, është zyrtari më i lartë i Kroacisë që ka reaguar pas deklaratës së presidentit të këtij vendi, Zoran Millanoviç, në lidhje me Kosovën, i cili ka thënë se “Kosova u rrëmbye nga Serbia”.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Me sa di unë, Kosova është një shtet i pavarur që Kroacia e ka njohur 15 vjet më parë. Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nëse dikush do ta kishte aneksuar, atëherë do ta kishte marrë nga territori i një vendi dhe do ta aneksonte në një tjetër”, ka thënë ai.

Këto deklarata të presidentit kroat, sidomos ato për Ukrainën, përveç brenda Kroacisë, kanë bërë jehonë edhe më gjerë dhe janë bërë temë e disa mediave prestigjioze botërore. Këtu përmendim The Guardian, Al Jazeera, AP, dhe disa të tjera.

The Guardian shkruan se Millanoviç ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur u zgjodh fillimisht në 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë dhe politikat e tij janë “të përafërta” me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

Kështu, vë në pah ky medium, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për Ukrainën. Gjithashtu Sky News shkruan se Millanoviç ka krijuar një reputacion si pro-rus, por këtë e ka mohuar vazhdimisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu