Përveçse nxorri blof Kristin me bisedat private, *ish* e dashura e tij zbulon gënjeshtrën e madhe të produksionit

Spektakli i djeshëm në “Big Brother VIP” ishte i mbushur me dinamika e një prej tyre ishte trekëndëshi i krijuar nga Kristi. Ai tregoi se lidhja e tij jashtë shtëpisë është tashmë e mbyllur dhe se është i gatshëm për një lidhje të re me Keisin.

Mirëpo, ish e dashura e tij publikoi bisedat private mbrëmjen e djeshme ku u vërtetua se ata kanë qenë ende bashkë.

Përveçse nxorri blof Kristin, Zaza zbuloi padashur edhe një gënjeshtër të produksionit.

Është thënë se çdo konkurrent që bëhet pjesë e formatit qëndron fillimisht dy ditë i izoluar në një hotel, pa komunikimin e asnjërit familjar dhe pa celular.

Por, bisedat e publikuara nga Zaza janë zhvilluar në datën 24 dhjetor (ditën kur startoi BBV), pra pak orë para startimit të spektaklit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu