Pesë lojtarë të Barcelonës rezultojnë pozitiv me coronavirus

Pesë lojtarë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, mirëpo klubi ka vendosur të mbajë atë sekret. Radio katalunase RAC1 ka raportuar se Blaugranasit kanë testuar lojtarët e skuadrës së parë për pandeminë botërore, derisa La Liga mendon rikthimin më 11 qershor.

Pesë lojtarëve nuk u është zbuluar emri nga mediumi, mirëpo që kanë treguar se lojtarët e kampionit të ligës spanjolle kanë rezultuar pozitiv me virus.

Barcelona manager Quique Setien wears a mask as he watches over his players in training

Bëhet e ditur se që të pesë anëtarët nuk kanë treguar shenja të infektimit me coronavirus, por pas testeve të bëra është mësuar një gjë e tillë.

RAC1 më tej raporton se janë edhe dy pjesëtarë të tjerë nga stafi që kanë rezultuar pozitiv, për t’u dërguar në vetëizolim.

Barcelona ka dështuar që të fsheh këtë informatë, e që mediumi katalunas që ka burime të afërta në klub u ka zbuluar atyre edhe emrat e lojtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu