“Pesë minuta para ndeshjes, Hazard e pëlqen të luajë lojën e Marios”, Felipe Luis thotë se ylli i Real Madridit nuk ka ambicie

Felipe Luis ka thënë se Eden Hazard nuk e kishte asnjëherë ambicien për t’u bërë më i miri në bvotë, pasi para një ndeshje të madhe ai e preferonte të luante lojën Marios.

Ish-bashkëlojtarit i belgut te Chelsea ka treguar se si sillej 30-vjeçari në zhveshtore para një përballje të madhe në Ligën Premier.

“Eden, së bashku me Neymar janë dy lojtarët më të mirë që kam luajtur ndonjëherë – aty është edhe Messi”, ka thënë braziliani në një intervistë për Daily Mail.

“Ai nuk stërvitej si duhej, pesë minuta para një ndeshje të madhe, ai preferonte të luante lojën e Marios”.

“Nxehjet e tij para çdo ndeshje ai e konsideronte t’i lidhte atletet. Por, kur hynte në fushë, askush nuk mund t’i merrte topin nga këmba. Ai mund të driblonte tre apo katër lojtarë dhe e fitonte ndeshjen”.

“Hazard ka një talent shumë të madh. Ndoshta atij i mungon ambicia për të arritur gjëra të mëdha. Nuk thoshte se do të bëhej lojtari më i mirë në botë. Ai mund të ishte një i tillë”, ka shtuar më tej Luis.

Hazard kishte shkëlqyer në Ligën Premier me Chelsean dhe kishte dominuar atje, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për kohën e tij te Real Madridi – aty ku po vuan nga shumë lëndime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu