Pëson goditje në tru duke vozitur, pasagjerët mezi ndalojnë autobusin dhe shpëtojnë 30 jetë (VIDEO)

Ky është momenti dramatike kur dy pasagjerë ua shpëtojnë jetën më shumë se 30 pasagjerëve tjerë, pasi shoferi i autobusit humb vetëdijen derisa ishte prapa timonit.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës, ndërsa biznesmeni 45-vjeç, Xie Shangpan, që është një nga dy pasagjerët kishte vërejtur se autobusi po lëvizte majtas-djathtas nëpër autostradë.

Ai menjëherë vrapoi të karrigia e shoferit dhe arriti ta ndalë autobusin para se të ndodhte ndonjë aksident i tmerrshëm trafiku, që ka mundur t’ju kushtojë me jetë edhe 30 pasagjerëve tjerë.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda autobusit, kanë filmuar momentin kur Li humb vetëdijen dhe autobusi lëviz majtas-djathtas, derisa rripi i sigurisë e mbante pa u rrëzuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu