Pëson rënie çmimi i banesave, mbi 5 mijë nuk janë shitur (VIDEO)

Në Maqedoni gjithsej 5254 banesa të reja qëndrojnë të pashitura ndërsa 11593 janë në ndërtim e sipër- tregojnë të dhënat e Agjencisë së Kadastrës. Por, edhe krahas ofertës së madhe, çmimi për metër katror assesi të bie. Sipas kompanisë konsultante “Forton”, çmimi mesatar për metër katror në komunën Qendër është më i lartë dhe sillet rreth 1062 euro. Në Karposh ky çmim është 1022 euro ndërsa në Aerodrom 909. Nga kjo kompani shprehen se kërkesë në treg ka. Më shumë kërkohen banesa njëdhomëshe dhe banesa deri në 50 metër katror. Shtojnë se për momentin çmimet janë të qëndrueshme, por nëse vazhdon të shënojë rënie aktiviteti ndërtimor, çmimi për metër katror në Shkup mund të rritet.

Kërkesa e banesave është konstante, madje mund të vërehet rritje e vogël, edhe më tej qytetarët duan të investojnë në banesa apo ta rregullojnë për herë të parë çështjen e akomodimit. Nga ana tjetër kemi ngadalësim të aktivitetit ndërtimor. Për shkak se në të kaluarën u lëshuan shumë leje ndërtimi, ky pozicion tani baraspeshohet, por nëse vazhdon ulja e aktivitetit ndërtimor ndërsa kërkesa të rritet, kjo do të krijojë çekuilibër në afat të mesëm dhe do të kemi rritje të çmimeve”. – theksoi Vllatko Bogoevski, kompani konsultante

Kërkesa dhe shitje më e madhe e banesave është në komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom ku metra katror është më e shtrenjtë. Në qytetet tjera, çmimi është më i ulët në mënyrë drastike. Për shembull, në Ohër një metër katror shitet për 650 euro, Manastir 550 ndërsa në Strumicë 540 euro. Problem për tregun e patundshmërive në Shkup është moratoriumi i aktiviteteve ndërtimore në Qendër dhe pjesërisht në Karposh ku u ndërpre ndërtimi i disa komplekseve më të madhe banesore.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu