Petkov: Çdo propozim i BE-së për RMV-në që devijon nga qëndrimi ynë duhet të kalojë në Kuvend

Çdo propozim për integrim evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili devijon nga qëndrimi kornizë i Bullgarisë nga viti 2019, të dërgohet për mendim në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit Popullor.

Një vendim i tillë Qeveria do ta votojë në seancën e sotme, tha kryeministri Kiril Petkov.

Vendimi do t’i detyrojë përfaqësuesit e Bullgarisë në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mos miratojnë asnjë vendim për Maqedoninë e Veriut që devijon nga pozicioni kornizë i vendit pa pëlqimin e qartë të Kuvendit Kombëtar, shkruan “BNT”.

BGNES njoftoi dje se kryeministri bullgar Kiril Petkov synon të izolojë plotësisht Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në përpjekjet e tij për të hequr veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë, duke cituar pjesë të një projekt-propozimi që vetë Petkov do t’ia paraqesë në seancën e parë të mundshme qeverisë.

Çdo vendim i Presidencës Franceze me BE-në, vend anëtar ose i Komisionit Evropian në lidhje me miratimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në, i marrë në përgatitje ose mbajtjen e takimeve të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) ose deri te Këshilli i Përgjithshëm, i cili devijon nga qëndrimi Kornizë i Këshillit të Ministrave nga viti 2019, të dërgohet menjëherë deri te Komisioni për Politikë të Jashtme të Kuvendit Kombëtare”, thuhet në tekstin e cituar nga “BGNES”.

Deputetët sot në mëngjes e pranuan kërkesën e “Ka një popull të tillë” si pikë e parë për të dëgjuar Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska për procesin e anëtarësimit të RMV-së dhe kjo të jetë në një seancë të mbyllur, raportojnë mediat bullgare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu