Petkov: E para nga shtatë cisternat me gaz të lëngshëm për Bullgarinë do të shkarkohet në Greqi

Kiril Petkov, kryeministri bullgar në largimin e tij ndërpreu një mbledhje të qeverisë për të njoftuar se një port në Greqi ishte siguruar për shkarkimin e të parës nga shtatë cisternat e siguruara të gazit të lëngshëm, transmeton InfoShqip.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov para gazetarëve në ndërtesën e qeverisë tha se kusht për marrjen e kësaj sasie të gazit të lëngshëm në gusht mbetet që Ministria e ardhshme e Energjisë të sigurojë infrastrukturën e nevojshme nga Greqia dhe Turqia për transportimin e gazit në territorin e saj.

Petkov njoftoi se me këtë marrëveshje Bullgaria do të ketë një anije për gaz të lëngshëm nga tetori i këtij viti deri në prill të vitit të ardhshëm. Ai bëri të ditur se sot do të nënshkruhet marrëveshja për blerjen e gazit të lëngshëm, por do të ketë mundësi deri më 19 gusht ta konfirmojë me qeverinë e re bullgare.

Sipas Petkov, gazi i kontraktuar do të jetë më i lirë për 40 dollarë.

Seanca e sotme e Qeverisë bullgare në dorëheqje është me shumë gjasa e fundit, pasi qeveria e re kalimtare pritet të marrë detyrën javën e ardhshme, e cila do të jetë e katërta që emërohet nga presidenti i Bullgarisë Rumen Radev që nga marrja e detyrës në vitin 2017./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu