Petkoviq, Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklarimeve të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën.

Petkoviq tha se Bislimi po e keqinterpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB,” u shpreh Petkoviq shkruan Kosovo-Online përcjell Klankosova.tv

Sipas tij, numri dy i ekzekutivit po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Ai foli edhe rreth Asociacionit.

Petar Petkoviq tha se preokupimi i vetëm Besnik Bislimit, duhet të jetë formimi i tij.

“Vetë fakti se, duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të disa shteteve jonjohëse, Kurti dhe Bislimi po keqpërdorin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve për të destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqertë synimet janë”, tha Petkoviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu