Petkoviq: KFOR-i na poshtëroi me moslejimin e hyrjes së forcave serbe në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar për gazetën serbe “Kurir” se kërkesa e Serbisë për hyrjen e 1.000 pjesëtarëve të forcave serbe në Kosovë ishte e “përshtatshme për situatën”, por se KFOR-i megjithatë ka ndjekur metodat e veta dhe e ka refuzuar kërkesën, e cila, sipas pretendimeve të tij, “kishte mbështetje në një marrëveshjeje ndërkombëtare”.

Petkoviq ka thënë se ka qenë e pritur që KFOR-i të mos lejojë futjen e forcave okupuese serbe në Kosovë pasi disa herë lideri i tij suprem paska deklaruar se pret përgjigje negative, megjithatë pretendon se “KFOR-i me moslejimin e hyrjes së forcave serbe në Kosovë e ka poshtëruar Serbinë”, e që lë të kuptohet se Serbia, pasi paska pritur përgjigje negative, ajo e paska poshtëruar veten me vet këtë kërkesë, apo siç theksojnë shumë politikanë opozitarë dhe analistë serbë “me këtë kërkesë, Vuçiq e ka qëlluar veten në këmbë”.

“Nuk ka asnjë dilemë me kë kemi punë dhe këtë e dëshmoi qartë fakti që përgjigja erdhi në vigjilje të Krishtlindjeve. Kjo tregon gjithçka për karakterin dhe qëllimin e kësaj përgjigje. Pra, nuk është hera e parë në histori se kur Perëndimi dëshiron të na thotë diçka, këtë e vetëm në festat tona të mëdha. Mendoj se ata donin të na poshtëronin edhe më shumë, megjithëse besoj se ata e poshtëruan veten në atë mënyrë sepse “shkelën të drejtën ndërkombëtare për të satën herë”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka theksuar se “KFOR-i nuk do apo nuk dëshiron ta mbrojë popullin serb” edhe pse e pretendon këtë, si dhe se kërkesa e Serbisë “është gjithashtu e përshtatshme për situatën”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu