Petrovski do ti publikon emrat e UDB-ashëve jugosllav që kanë torturuar maqedonasit, por si duket nuk do të zbulohen torturat ndaj shqiptarëve?!

Maqedonia vazhdon të tronditet me deklaratat skandaloze të drejtorit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski i cili në librin “Anët e errëta të UDB-së jugosllave”, shkruan se viktimë e shërbimit sekret jugosllavë kanë qenë vetëm maqedonasit dhe asnjë popull tjetër.

Petrovski përmes këtyre dokumenteve të reja që kanë dalur nga arkivi shtetëror thotë se me këtë janë zbuluar krimet ndaj njerëzimit të cilët i ka kryer UDB-ja jugosllave.

 “Mund të shohim se janë bërë përndjejke të mëdha serioze, shkatërrimin e shumë familjeve, viktima të sistemit dhe përmes kësaj dëshirojmë që ti motivojmë fëmijët e viktimave që të sjellin materiale si dhe të rrëfejnë për përjetimet e tyre personale në Arkivin shtetëror. Ky proces nuk është përfunduar, por sapo ka filluar”, ka deklaruar Petrovski, shkruan gazeta maqedonase “Veçer”, transmeton Zhurnal.

Në publikimin e këti libri janë publikuar dokumente të cilët flasin për betejën që ka bërë UDB-ja jugosllave ndaj përkrahësve të VMRO-së menjëher pas vitit 1945. Ky edicion u është kushtuar likuidimeve dhe gjykimi i personave të rinj, shumë njerëzve etiketohen edhe pse nuk ka dëshmi për atë, dhe për këtë shkak patjetër në mënyrë indirekte të zbulohet e vërteta. Një edicion i është kushtuar GoliOtokut, se si dërgohen mbështetësit e VMRO-së si xhepçinjë dhe të ngjashme.

Përmes këti libri publikohen dokumente se çfar ka bërë UDB-ja jugosllave, se cilët njerëz kanë qenë viktimë e këti shërbimi sekret dhe si ky shërbim i ka detyruar njerëzit që të bëhen bashkëpunëtor.

Mirëpo ka pasur raste kur njëherit disa persona kanë qenë bashkëpunëtor, pastaj janë bërë viktimë e UDB-së. Ndërkoh në këto dëshmi të Arkivit shtetëror jo zyrtarisht mësohet se askund nuk përmenden torturat që u janë bërë shqiptarëve të Maqedonisë nga UDB-ja jugosllave. Nga ana tjetër mësohet se UDB-ja jugosllave ka ndjekur në mënyrë permanente 10% të popullatës, dhe për këtë dëshmojnë 137 mijë dosiet, ndërsa në arkivin e Shkupit ka rreth 15 mijë dosie./almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu