Sulmuesi Polak Krzysztof Piatek shprehet i lumtur që ka shënuar më shumë se Ronaldo dhe objektivi i tij mbetet Liga e Kampionëve. Milani duket se të vetmin lojtarë të sigurt në ekipin e tij ka bomberin polak Krzysztof Piatek që në dy vite qëndrim ka shkëlqyer.
Në një intervis për “Gazzetta dello Sport” Piatek është shprehur se qëllimi kryesor për atë dhe drejtuesit e Milan është të luajnë në Ligën e Kampionëve.
“Objektivi kryesor është të luajë në Ligën e Kampionëve, ndjej keqardhje të madhe që nuk e kam arritur akoma”-shprehet Piatek.
“Kur mbërrita në Itali, cili do të besonte se do të shënoja më shumë se CR7 … Por unë dua të përmirësohem dhe të bëhem golashënues i lartë. Unë do të bëj gjithçka për të arritur sukses “.-sulmuesi tregon atë që di të bëj më mirë.
Në karrierën time babai është një figurë kyçe: “Ai më mësoi të punoja shumë. Ekzistenca e tij ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Ai është trajner i parë i jetës sime, shumë cilësi të karakterit tim vijnë nga figura e tij “- shprehet ndër të tjera Piatek.
Numri 9? “Jam i lumtur që e kam në shpatullat e mia. Nga 1 te 10 unë jam i lumtur 11. Numri 9 është shumë i rëndësishëm për një sulmues, më të mirët e kanë atë. Unë nuk besoj në besëtytni dhe për mua ky numër është normal. Nuk më tremb. Unë gjithmonë kam arritur të përmirësoj veten”, përfundoi sulmuesi i Milanit.










