Piketohet pasuesi i David Alaba, Bayern Munich gati për transferimin rekord

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, është pothuajse i larguar nga bavarezët. Austriaku është një hap larg transferimit te Real Madrid dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë. Megjithatë, gjermanët nuk kanë humbur aspak kohë dhe e kanë piketuar menjëherë zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimit të “Sport 1”, i përzgjedhuri i Bayernit është mbrojtësi i Villareal, Pau Torres. Spanjolli ka shkëlqyer këtë sezon në La Liga dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Chelsea apo Manchester United.

Klubi gjerman kërkon ta mposhtë konkurrencën për shërbimet e 24-vjeçarit, pasi e projektojnë atë si partnerin ideal të Jerome Boateng në mbrojtje. Kartoni i Torres nuk është edhe aq i lirë sepse kushton plot 60 milionë euro. Nëse ky transferim ndodh, atëherë do të ishte një rekord shitjeje për “Nëndetësen e Verdhë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu