Qenan Aliu
Pini për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e Prokurorisë Speciale e notuar nga ana e Kryesisë Qendrore të BDI-së të kumtuar sonte nga zëdhënësi Bujar Osmani, si njëra nga pikat PRIORITARE për negocim DUHET PËRSHËNDETUR. Pra pa pastrimin me këtë Mega-Skandal dhe me shpërdorimet tjera nuk mund të ecë përpara kjo shoqëri. Por gjithsesi do të ndjekim me vëmendje taktikën dhe kozistencën e Bdi-së në negociatat. Qëndrimi përfundimtar do të jetë ai që do të vlerësohet. Është e drejtë partisë por në këtë rast edhe partnerëve tjerë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët se si do të vendosin. Kjo është Demokraci përfaqësuese , ata që kanë votën e qytetarëve kanë edhe përgjegjësinë për vendosje. Edhe dy javë do të kalojnë shpejtë. Porosinë e elektoratit e kanë pranuar , si dhe sa do ta rrespektojnë mbetet të shihet ! Gjithsesi ka edhe disa çështje që në asnjë mënyrë nuk duhet anash kaluar. Pa shqiptarët smund të ketë as qeveri e as zgjedhje të parakohëshme . Çelësin e hudhur në detë për peshën politike, historike dhe numerike, partive shqiptare qytetarët me dallgën që shkaktuan me verdiktin e tyre ate ua nxorën nga deti në breg për hapjen e kutisë së barazisë së tyre në këtë shtet.