Pioli tregon pse u zëvendësua Ibra në ndeshjen ndaj Interit, flet edhe për humbjen: Kemi parë një Milan të mirë

Trajneri i Milani, Stefano Pioli, foli pas humbjes 0-3 nga Interi në Serie A, ku skuadra e tij humbi primatin në ligë.

Tekniku italian e vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se ishte e mirë, në përjashtim të 15 minutave të parë.

Ai tregoi se Zlatan Ibrahimovic u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një lëndimi dhe jo për ndonjë zgjedhje teknike nga ana e tij.

Në fund të intervistës që më poshtë mund ta shikoni të plotë, Pioli nuk përjashtoi edhe një ndryshim formacioni në ndeshjet e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu