Pioli: Zhgënjim i madh nëse nuk kapim Champions, Verona ekip i vështirë

Milani përballet nesër në orën 15:00 me Veronën, një sfidë e vështirë për kuqezinjtë, duke parë paraqitjet e skuadrës së Juric në këtë sezon. Para kësaj sfide në konferencë për mediet u shfaq Stefano Pioli, i cili foli për dëmtimet e shumta dhe forcën e kundërshtarit.

Juric ka bërë një punë të shkëlqyer për dy vite, ekipi i tyre është fizik dhe teknik, gjithmonë agresiv. Duhet t’i trajtoni me kujdes ata, ishin në gjendje të mundnin Napolin dhe Atalantan, janë ekip i me shumë vlera. Duhet të jemi shumë të lëvizshëm sepse ata janë të fortë në duelet një kundër një.

Ne jemi akoma krenarë se jemi ekipi më i ri në kampionat dhe këto janë ndeshje që do të na bëjnë të rritemi. Ne gjithmonë jemi përqendruar në ndeshjet tona, kurrë te të tjerëve. Nëse shikojmë rezultatet e të tjerëve do të ishte kufizuese, le të përqendrohemi në lojën tonë sepse është e vështirë. Ka akoma 13 ndeshje.

Leao? Ai duhet të japë maksimumin e tij në çdo ndeshje të vetme dhe kjo është ajo që po bën. Udinese e pushtoi zonën mirë, por ai nuk arriti ta kuptojë situatën. Ai po punon për të arritur këtë vazhdimësi në paraqitjet e tij.

Champions? Janë 7 skuadra shumë të forta, nëse nuk shkojmë në Champions League do të zhgënjehemi, ne duam të shkojmë atje. Romagnoli në stol ndaj Romës? Ai e pranoi zgjedhjen time, jo me kënaqësi, por ai e pranoi zgjedhjen me profesionalizëm dhe pastaj ishte gati me Udinesen.

Dëmtimet e shumta? Po punojmë për këtë, jemi të vëmendshëm ndaj ngarkesave të ndeshjeve, për fat të keq angazhimet e shumta na kanë vënë në vështirësi. Është hera e parë që kemi këto numra, ne po punojmë për t’i zvogëluar ato”, u shpreh Pioli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu