Pique i hapur të nisë bisedimet për zvogëlimin e pagës në vitin 2021

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i hapur që të nisë bisedimet për uljen e pagës në vitin 2021, si pesë e ristrukturimit financiar brenda ekipit të parë.

Bordi i klubit dëshiron t’i ulë pagat për 30 për qind, si pasojë e krizës financiare në Camp Nou për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Pjesa më e madhe e skuadrës e është shprehur kundër dhe ia ka dërguar një burofaks klubit për ta informuar se nuk do ta pranojnë.

Sipas të përditshmes AS, njëri ndër të rrallët që është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e rrogës së tij është Pique.

Spanjolli ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, ndërsa akoma nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Sidoqoftë, 33-vjeçari është i gatshëm që, sipas planit, në vitin 2021 të pranojë ulje të pagës deri në fund të kontratës aktuale.

Siç raporton Radio RAC1, Frenkie De Jong, Marc Ter Stegen dhe Clement Lenglet, janë tre lojtarët e vetëm që nuk e kanë nënshkruar letrën refuzuese drejtuar klubit, pasi ata janë të gatshëm të heqin dorë nga një përqindje e pagës.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu