Pique: Me këtë nivel është vështirë të fitojmë Champions Leaguen

Vërshëllimat në stadium në minutat e fundit të ndeshjes së Barcelonës ndaj Slavia Pragës treguan qartësisht se tifozët nuk e pëlqejnë atë që po bën ekipi katalanas në këtë periudhë. Skuadra ka qenë në një krizë rezultatesh por sidomos paraqitjesh, shumë larg atyre me të cilat kishte mësuar në vitet e kaluara.

Për këtë ishte i ndërgjegjshëm edhe Zherard Pike, i cili pranoi se ekipi është shumë larg pritshmërisë që kishte ndaj tij.

“Skuadra u mundua të bënte ndeshjen që na nevojitej. Kishim traste, por topi nuk donte të hynte në rrjetë. Nuk po arrijmë rezultate në këtë periudhë. Kur nuk fiton dy ndeshje radhazi në stadiumin tënd, meqë kërkesa është e lartë, njerëzit duan më shumë”, shpjegoi ai vërshëllimat nga tribuna.

“Duhet ta zgjidhim këtë situatë sa më parë të jetë e mundur, duhet të mbajmë mendjen e qetë. Nuk po luajmë siç dëshirojmë por si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, jemi në pozicion të mirë. Rezultatet nuk janë të këqija, mund të përmirësohen, por duhet të qëndrojmë të qetë. Me këtë nivel loje është e vështirë që të fitojmë Ligën e Kampioneve. Kemi pasur edhe herë tjetër periudhë ku nuk kemi luajtur shumë mirë, si në periudhën e Luis Enrikes, por në fund e mbyllëm me triplete”, kujtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu