Pique me një mbërritje të dhimbshme në Milano, godet fuqishëm pasqyrën e autobusit

Skuadra e Barcelonës tashmë ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin Melina. Por, për Gerard Pique ishte një mbërritje e dhimbshme pasi mbrojtësi spanjoll goditi me kokë pasqyrën e autobusit.

Pas gjithë kësaj 31-vjeçari është bërë hit në media dhe rrjete sociale nga tifozët. Pjesë e ekipit të Barçës që kanë udhëtuar në qytetin e modës është edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Por, me shumë mundësi argjentinasi nuk do të luajë ndaj skuadrës së Luciano Sapllettit pasi nuk është 100 për qind gati.

Ndeshja e së martës mbrëma është në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve. Aktualisht Barcelona është në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me gjashtë pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu