Pique zgjedh mes Messit e Maradonës

Mbrojtësi i Barcelonës, ​​Gerard Pique ka thënë se Napoli mund t’u shkaktojë probleme, ndërsa sipas tij Lionel Messi është më i madh se Diego Maradona.

Katalunasit kanë arritur në Napoli për ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Pique ka folur për Napoli dhe diferencën mes Lionel Messit dhe Diego Maradonas.

“Duhet të kemi frikë për shumë gjëra nga Napoli, ata nuk e filluan sezonin mirë, por kanë vazhduar të përmirësohen javët e fundit”.

“Ata kanë lojtarë shumë të mirë si Dries Mertens, Lorenzo Insigne dhe Arkadiusz Milik. Ata mund të na bëjnë probleme nëse futemi në fushë me mentalitet të gabuar”.

“Ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, dhe do të jetë e rëndësishme të shënojmë”.

“Është hera jonë e parë, është gjithmonë një përvojë e re, kohët e fundit Napoli është përmirësuar, ata mposhtën Juventusin dhe në fazën e grupeve mposhtën Liverpoolin”.

“Çdo gjë është thënë tashmë për Maradonan, ai është një lojtar unik që i ka dhënë shumë sportit. Ai ishte në Barcelona dhe gjithashtu te Napoli”.

Diego Maradona te Napoli

“Ai do të mbahet mend përgjithmonë. Sidoqoftë, ju më kërkoni një krahasim mes Maradonas dhe Leos, unë zgjedh qëndrueshmërinë e Messit, duke marrë parasysh ecurinë e tij për kaq shumë vite”.

“Unë nuk kam biseduar me Leon për lojën në San Paolo. Ai me siguri do të jetë i lumtur të luajë në një stadium të ri për të dhe për historinë që ka ky stadium”, ka thënë Pique në konferencën për shtyp para lojës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu