Pirlo: Suarez nuk do të bashkohet me Juventusin

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e ka konfirmuar se nuk ka gjasa që Luis Suarez të jetë qendërsulmuesi i ekipit që ai drejton, duke konfirmuar që klubi ka hequr dorë.

Reprezentuesi uruguaian me sa duket kishte qenë në prag të një transferimi në Torino, madje kishte mbajtur edhe provim e gjuhës italiane në Perugia për të filluar procesin e marrjes së pasaportës italiane.

“Duhet një kohë e gjatë për të marrë një pasaportë italiane, kështu që nuk ka gjasa që Suarez të jetë qendërsulmuesi i Juves”, ka thënë Pirlo në konferencën e sotme për shtyp.

Bianconerët tashmë kanë plotësuar kuotën e tyre të lojtarëve të huaj që nuk kanë pasaportë të BE-së, kështu që Suarez nuk mund të bashkohet edhe nëse nuk fitoi shtetësinë italiane.

La Gazzetta dello Sport pretendon se fjalët e Pirlo erdhën në të njëjtën ditë kur drejtori i sportit i Juventusit, Fabio Paratici e kishte telefonuar Suarez për t’i thënë se marrëveshja nuk do të bëhet.

“Pistolero” kishte rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Serie A.

Tani atij i është thënë të gjejë një klub tjetër, pasi fokusi i Zonjës së Vjetër është tërësisht te Edin Dzeko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu