Pjanic i bashkohet listës së 14 lojtarëve që kanë luajtur edhe me Messin edhe me Ronaldon

Miralem Pjanic është bërë futbollisti i 14-të që ka pasur nderin të luajë edhe me Cristiano Ronaldon edhe me Lionel Messin.

Kjo mundësi i është dhënë boshnjaku pasi iu bashkua Barcelonës nga Juventus, ndërsa në anën tjetër, Arthur Melo u bë po ashtu pjesë e këtij “klubi” pasi shkoi në drejtim të kundërt.

Më poshtë jua sjellim emrat e lojtarëve që kanë luajtur edhe me Messin edhe me Ronaldon në karrierën e tyre:

Gabriel Heinze ka luajtur me Messin te kombëtarja e Argjentinës, kurse me Ronaldon te Manchester Unitedi (2004-2007).

Ezequiel Garay një tjetër argjentinas që ka luajtur me Messin te kombëtarja, kurse me Cristianon te Real Madridi.

Gerard Pique ishte bashkëlojtar i portugezit te Manchester Unitedi, para se të bashkohej me argjentinasin te Barcelona. Qendërmbrojtësi spanjoll është lojtari i vetëm që e ka fituar Ligën e Kampionëve me të dy këta superyje.

Nelson Semedo është bashkëlojtar i CR7 te kombëtarja e Portugalisë, si dhe luan me Messin te Barcelona.

Fernando Gago ka luajtur me Messin te Argjentina dhe me Ronaldon te Real Madridi.

Andre Gomes dhe Deco e kanë pasur fatin të luajnë me argjentinasin në Camp Nou dhe me portugezin te kombëtarja e tyre.

Angel di Maria, Carlos Tevez, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala janë të tjerë futbollistë argjentinas që krahas Messit te kombëtarja, e kanë pasur fatin të luajnë edhe me Ronaldon.

Tevez ka luajtur me CR7 te Manchester Unitedi, Di Maria te Real Madridi, Higuain te Reali dhe Juventusi, Dybala te Juventusi.

Henrik Larsson ka qenë bashkëlojtar i Messit te Barcelona, ndërsa ka luajtur me Ronaldon te Manchester Unitedi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu