Plagoset 21-vjeçari nga të shtënat në Butel

21-vjeçari A.J. të dielën në mbrëmje është qëlluar me armë zjarri para shkollës fillore “Penko”. Rasti në polici është paraqitur nga Spitali i Qytetit, ndërsa në spital djaloshi është dërguar ditën e nesërme rreth orës 22.00. Mjekët kanë konstatuar se A.J ka plagë poshtë gjurit të majtë dhe më pas është dërguar në operacion. Policia po ndërmerr masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu