Plagoset rëndë një i burgosur në Idrizovë

I burgosuri 34-vjeçar nga Idrizova dje në pjesën e burgut të Ndëshkimores, në një diskutim i ka shkaktuar një plagë me thikë personit E.B. (28) nga Shkupi.

Siç kumtohet nga MPB-së, E.I nga Shkupi në një moment diskutimi, me mjet të vjetër i ka shkaktuar plagë me thikë E.B. në pjesën e përparme të këmbës së majtë.

Me automjet të Ndëshkimores së Idrizovës, E.B. është transferuar në Qendrën për urgjencë në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar lëndim trupor.

Ngjarja është në hetim të kompetentëve dhe në vijim do të dihet detajet rreth rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu