Plaku që iu bashkangjit paradës së homoseksualëve tregon arsyen pse ishte aty (FOTO)

Në “paradën e krenarisë”, të mbajtur sot në Prishtinë, është parë edhe një i moshuar, me plis në kokë që dukej paksa i hutuar.

Ai është bashkuar me turmën e njerëzve duke i prirë paradës, por që nuk e dinte se çfarë ishte.

“Unë kam dal me shku te mjeku, por nuk di çka u bë”, ka thënë i moshuari kur është pyetur se për çfarë ka dalë.

Ai ka vazhduar bashkë me përkrahësit e komunitetit të homoseksualëve, nga sheshi “Skenderbu” deri tek “Zahir Pajaziti”, pa e ditur se çfarë ishte ajo paradë.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu