Plas grushti në avion, piloti bën ulje të detyruar (VIDEO)

Një avion që ishte nisur nga Brukseli me destinacion Maltën, ka bërë një ulje urgjente në Pisa në Itali për shkak të një sherri mes pasagjerëve.

Ndërhyrja e personalit të avionit për të shuar konfliktin rezultoi e pasuksesshme, gjë e cila e detyroi pilotin të bënte ulje në aeroportin e Pisas, ku policia arrestoi katër pasagjerët e përfshirë në sherr, raporton “JOQ”.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit dhe se si nisja ngjarja, por njëri nga pasagjerët ka filmuar momentin e sherrit dhe video¬ja është postuar në Internet. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu